Qeveria austriake ka vendosur të rrisë pensionet, por fillimisht për pensionistët të cilët kanë të ardhura më të vogla.
Siç shkruan e përditshmja austriake “Der Standard” pensionet do të rriten për 2.7 për qind, bazuar në politikat fiskale të Qeverisë, përcjell Gazeta Express.
Kjo rritje prej 2.7 për qind do të ndodhë për pensionistët të cilët marrin prej 1 mijë e 115 euro deri 1 mijë e 450 euro.
Ndërsa rritje më të vogël do të marrin pensionistët të cilët marrin pension më të lartë se 1 mijë e 450 euro.
Nga kjo rritje pritet të përfitojnë pothuajse gjysma e pensionistëve, dhe pritet që qeverisë austriake t’i kushtojë miliarda euro.
Vendimi pritet të futet në fuqi nga 1 janari i vitit 2019 dhe pritet që të ketë ndikim edhe për shqiptarët nga Kosova të cilat marrin pensione nga shteti austriak.
Kanosi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dy...
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...