Ky është parashikimi i motit për nesër

22:56 | 31 Janar 2019
Arbresh.info

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat do ti takojnë stadit të mesëm të troposferës.

Sipas IHMK-së, në fushat barike dhe termike do të ketë rritje të ndjeshme.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6m/s.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e nesërme në qytetet kryesore të vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme