Google ADS

Ky është motivi i vrasjes në Gjakovë, prokuroria jep detaje

20:11 | 12 Mars 2019
Arbresh.info

Sonte në fshatin Marmull të Gjakovës ka ndodhur një vrasje dhe plagosje.

Kryeprokurori Ali Selimaj, ka treguar se deri te vrasja ka ardhur si pasojë e një konflikti pronësor.

“Ka pas një konflikt. Bëhet fjalë për një konflikt pronësorë rreth një prone këtu ka ardhur deri te fjalosja ashpërsimi i situatës dhe ka ardhur deri te vrasja”, ka treguar Selimaj për lajmi.net.

Ndryshe Policia e Kosovës ka identifikuar dorasin e kësaj ngjarje dhe është vënë pas tij.

Ndërkaq nga Spitali Rajonal i Gjakovës kanë konfirmuar për lajmi.net, se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë, por që i është nënshtruar operacionit.

“Gjendja aktuale e të plagosurit është mesatare, dhe i njëjti i duhet t’i nënshtrohet një operimi për rregullimin e parametrave”, kanë thënë nga emergjenca e spitalit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme