Në kohën kur Kosova feston 20-vjetorin e çlirimit punëtorët vazhdojnë të jenë pa sigurime shëndetësore.
E diçka ndryshe për këtë çështje ka bërë biznesmeni Burim Piraj, shkruan arbresh.info.
Ai i ka mundësuar secilit punëtorë të vet sigurim shëndetësor që do t’i mbulojë 100% firma e tij Meka Halal Food.
“E falënderoj të madhin Zot që më mundësoj që pikërisht sot, në ditën e njëzet vjetorit të çlirimit të arrij të bëjë realitet sigurimin shëndetësor të çdo të punësuari në Meka Halal Food dhe MEKA Burger’s! Shpresoj që një ditë çdo qytetar i Kosovës të ketë të drejtën e sigurimit të plotë shëndetësor ashtu siç e ka çdo qytetar i një vendi normal. Sigurimet do të mbulohen 100% nga Meka Halal Food! E falënderoj çdo konsumator që i blen prodhimet tona dhe ju siguroj se ne bëjmë çmos të ofrojmë cilësi shumë të lartë dhe përherë çmim shumë të arsyeshëm! Qoftë paqja dhe bekimi i Zotit mbi ju!”, thuhet në faqen e firmës.
Shpresojmë që shembulli i tij do të ndiqet edhe nga të tjerët./Arbresh.info/
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...