Nesër pritet të mbahet vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës me fillim nga ora 11:00.
Në rendin e ditës do të jenë pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor dhe 2 nëntor 2018, raporton portali arbresh.info.
Seanca do të ketë 33 pika, ku mes tjerash do të jetë votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë.
Rendi i ditës
Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor dhe 2
nëntor 2018:
1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,
2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
3. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,
4. Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
5. Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për peticione,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Referendum,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për të drejtën ndërkombëtare private,
11. Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-079 për Efiçiencë të energjisë,
13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Lirinë e Asociimit në organizata joqeveritare,
14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për produkte të ndërtimit,
16. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e kompensimit për një (1) anëtar të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe dy (2) anëtarëve të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona,
17. Emërimi i kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017,
19. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,
20. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,
21. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017,
22. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017,
23. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,
24. Kërkesa e GP të PSD për caktimin e kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë,
25. Kërkesa e GP të PSD për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
26. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
27. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,
28. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
29. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,
30. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
31. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
32. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,
33. Votimi i Propozim Rezolutës nga Debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...