Asamblistët e partisë Socialdemokrate kanë mbajtur konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e seancave në kuvendi komunal në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Vala Peshku, shefe e Grupit të Asamblist, ka thënë se në Kuvendin Komunal nuk po punohet për të mirën e qytetarëve të Prishtinës, duke shtuar se ato po përcillen edhe nga fyerje. Peshku shtoi se Kuvendi Komunal është shndërruar në një cirk.
“Arsyeja pse ju kemi ftuar sot është shqetësimi që si grup i asamblistëve të PSD, tash e një kohë rreth mbarëvajtjes së seancave. Jeni dëshmitarë edhe të rrjedhës së mëngjesit ku seancat janë shndërrua në një cirk të vërtetë. Nuk ka rrjedhë të logjikës, nuk ka fajet, ka manipulime, ide të pa baza”.
Asamblisti Bashkim Beha, tha se ai ishte cak i fyerjeve të sotme nga Vetëvendosje, raporton EO. Madje ai ka paralajmëruar edhe prishjen e koalicionit.
“Sot kemi qenë në një seancë armiqësore sidomos nga ana e VV, e cila me këtë qasje po e shpërfaq hipokrizinë e vet. Si rrjedhojë ne si asamblist e shohim të pamundshëm të vazhdonim me ta. Qyteti i Prishtinës është i lodhur nga këto debate që iniciohen më shumë nga interesa”.
“Unë sot isha objekt i sulmit bile edhe me shpifjet më të këta sidomos nga VV-ja. Nuk e kam pritë sepse kemi qeverisë për një kohë bashkë dhe tash jemi shndërruar në objekt sulmi. Mendoj që duhet ta ndërpresim bashkëpunimin me VV-në. Kjo qasje nuk tolerohet”./EO/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...