21 janari sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit të Kosovës është dita kur fillon sesioni pranveror për punimet e këtij institucioni.
Gjatë kësaj javë janë paraparë që të mbahen disa mbledhje të komisioneve. Sot është paralajmëruar mbajtja komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji. Por, mbledhja e këtij komisioni kishte dështuar shkaku i mungesës së kuorumit.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit Ismajl Kurteshi i cili edhe kishte shprehur pakënaqësitë që deputetët nuk po marrin pjesë në komision.
Nesër më 22 janar pritet të mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rural.
Ndërsa të mërkurën me 23 janar pritet të mbahen komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike si dhe komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.
Gjithashtu, kryesia e Kuvendit të Kosovës kishte mbajtur mbledhje javën e kaluar.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, kishte paralajmëruar se në janar do të mbahen dy seanca me datën 30 dhe 31.
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht në kom...
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroris...
Muzeu Rijksmuseum në Amsterdam, ndër më të vizituarit në bot...
Osmani ndan pamje nga atmosfera në Ditën e Flamurit në Preka...