Sot Kuvendi i Kosovës pritet t’i mbajë dy seanca të jashtëzakonshme. Njëra me kërkesë të grupeve parlamentare opozitare lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ndërsa në tjetrën do të bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradina do të fillojë në ora 09:00, ndërsa seanca e jashtëzakonshme me kërkesë të opozitës do të mbahet në ora 10:00.
Ndryshe, PSD ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e thirrur nga Qeveria, pasi vlerësojnë se çdo diskutim duhet të bëhet në seancën e paraparë të mbahej në ora 10:00, që ishte thirrur me kërkesë të opozitës.
Osmani në Prekaz: Betohemi që do ta mbrojmë çdo cep të Repub...
Rodri: Nuk dorëzohem, synimi është që pas gjashtë apo shtatë...
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...