Fiks 99 mijë e 695 euro ka harxhuar Kuvendi i Kosovës për të blerë llaptopë.
Në dokumentet që i ka siguruar KTV-ja, nuk specifikohet për kë brenda Kuvendit janë blerë këta llaptopë, por me ta i ka furnizuar kompania “Trio Tek”.
Prej tyre, 103 mijë e 584 euro kanë shpenzuar deputetët në udhëtime jashtë vendit dhe këtu përfshihen biletat, akomodimi, mëditjet dhe shpenzime të tjera.
871 mijë e 224 euro nga buxheti i shtetit janë paguar deputetët në këta 3 muaj, tetor-dhjetor 2018.
Pos tyre, për stafin politik mbështetës janë paguar 247 mijë e 852 euro.
Kurse shpenzimet e mëditjeve dhe udhëtimeve për stafin mbështetës politik, ku përfshihen kryesisht këshilltarët e Kadri Veselit dhe zyrtarët ligjorë të grupeve parlamentare, janë 56 mijë e 973 euro.
Për 3 muajt e fundit të vitit të kaluar, deputetët kanë shpenzuar afër 40 mijë euro në dreka zyrtare dhe pagesa për bufenë e Kuvendit.
18 mijë e 520 euro, deputetëve u janë paguar për telefon.
Kurse, në total, Administrata e Kuvendit ka shpenzuar rreth 37 mijë euro për këto kategori, ndërkaq për pagat e tyre janë shpenzuar rreth 650 mijë euro.
Ky raport i shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës ka dështuar të votohet të mërkurën në Komisionin Parlamentar për Financa, shkaku i mungesës së kuorumit dhe mospjesëmarrjes së opozitës.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...