Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Goran Svilanoviq, ka thënë sot se Serbia kusht për anëtarësim në BE e ka edhe rregullimin e marrëdhënieve me Kroacinë dhe Bosnje Hercegovinën.
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Goran Svilanoviq, ka thënë se, marrëveshja në mes të Beogradit dhe Serbisë mund të sjellë një zbërthim të çështjeve të hapura.
Sipas tij problemi dhe kushti i vetëm i Serbisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian nuk është vetëm zgjidhja e çështjes së Kosovës, por edhe zgjidhja e problemeve me Kroacinë dhe Bosnje Hercegovinën.
Svilanoviq në një intervistë për “B92”, ka thënë se, që nga viti 2000 kur flitet për Ballkanin janë tre probleme të mëdha, transmeton lajmi.net.
“Njëri është problemi i pazgjidhur i emrit në mes të Shkupit dhe Athinës, e dyta sigurisht që është marrëdhënia midis Beogradit dhe Prishtinës dhe problemi i tretë është, funksionaliteti i Bosnje dhe Hercegovinës. Siç e kemi parë edhe në vitin e kaluar dhe tani edhe në javët e fudnit, njëri nga këto probleme është në rrugë e sipër për t’u zgjidhur. Ne të gjithë shpresojmë se procedura në Parlamentin e Shkupit do të përfundojë pozitivisht dhe se e njëjta do të ndodhë edhe në Parlamentin e Athinës dhe në këtë mënyrë do të zgjidhet njëri prej tre problemeve kryesore në Ballkan”, deklaroi Svilanoviq, përcjell lajmi.net.
Tutje, ai shtoi se kushtet e BE-së për Serbinë nuk lidhen drejtpërdrejt me marrëveshjen midis Prishtinës dhe Beogradit, por që sipas tij, ka arsye të shumta për vendosjen e kushteve për Serbinë nga ana e BE-së.
“Gjithsesi se duhet të jetë një marrëveshje përfundimtare dhe serioze në këtë dialog dhe duhet të jetë ajo çfarë kanë folur të dy presidentët dhe është mbështetur edhe nga spektri politik i Kosovës dhe Serbisë. Kjo me të vërtetë është njëra nga mënyrat për të mira që të ketë stabilitet në rajon. Marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është marrëveshje që do t’i jap prespektivë Beogradit në krahasim me situatën që gjendet sot. Ky dialog është një përpjekje për të arritur diçka më të mirë se situata aktuale, pra për të riparuar marrëdhëniet në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Svilanoviq.
Svilanoviq gjatë kësaj interviste ka folur edhe për idenë e korrigjimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, kjo ide mbase edhe mund të jetë njëra prej zgjidhjeve të mundshme midis të dyja vendeve, por që siç u shpreh ai, deklarimet mbi këtë ide janë shumë dekurajuese.
“Natyrisht, reagimet janë shumë të ndryshme, dhe disa nga këto reagime janë mjaft dekurajuese, për publikun në Kosovë, dhe publikut në Serbi, veçanërisht në pjesën e publikut evropian. Unë mendoj duhet inkurajim për të arritur një marrëveshje, sepse kjo do të jetë edhe një mesazh i qartë për të dyja palët, pra për Beogradin dhe Prishtinën”, u shpreh Svilanoviq, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, arritja e kësaj marrëveshje kërkon një inkurajim të madh dhe do të ishte një mesazh i mirë për përfaqësuesit politikë evropian për anëtarësim në BE.
Tutje Svilanoviq tha se momentalisht BE-ja ka probleme brenda vetës përfshirë krizën financiare, problemin me emigrantë, probleme këto që sipas tij, kanë bërë që BE-ja të fokusohet në problemet e veta të brendshme.
Siç shtoi ai, marrëveshja duhet gjithashtu të shënojë përkufizimin e datës së anëtarësimit të Serbisë në BE, por thekson se ky është një “komponent rajonal” shumë i rëndësishëm.
“Kur BE-ja të përcaktoj një datë, ju (Serbia), duhet të keni arritur edhe normalizimin e marrëdhëneve midis Beogradit dhe Zagrebit dhe pikërisht ky është komponenti rajonal që mjaftë qartë krijon edhe marrëdhëniet midis Beogradit dhe Sarajevës. Kjo do të thotë se në qoftë se ju dëshironi që të krijoni marrëdhënie midis Beogradit dhe Serbisë, që do të thotë anëtarësim në BE, kjo do të thotë se Serbia duhet të zgjidh edhe çështjen e saj me Kroacinë nëse dëshiron që të jetë anëtare e BE-së. Pastaj, është e qartë, veçanërisht në qoftë se marrëveshja në mes të Beogradit dhe Prishtinës do të thotë një ndërhyrje serioze në anën tjetër duhet të pasohet nga një dispozitë të qartë të garancive nga ana e Serbisë në favor të forcimit të integritetit të Bosnje dhe Hercegovinës dhe forcimin e funksionalitetit të saj. Ky është komponenti rajonal”, deklaroi Svilanoviq, transmeton lajmi.net.
Sipas Svilanoviq, marrëveshja midis Beogradit dhe Prishtinës nënkupton disa gjëra. Sipas tij, Serbia nuk jep asnjë garanci që nuk do ta parandalojë integritetin e Bosnjes dhe Hercegovinës dhe se do ta zhdukë “Republikën Serbe” brenda saj.
Svilanoviq ka thënë se në momentin kur Serbia heq dorë nga pretendimet e saj mbi Kosovën, Bosnjen e Kroacinë, atëherë do të ketë stabilitet të plotë në Ballkan dhe shtetet e Bashkimit Evropian do të jenë të gatshme ta pranojnë atë në “shtëpinë e vet”, pra që Serbia të bëhet anëtare e plotë e BE-së. /Lajmi.net/
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve