Stamatoviq këtë kërkesë e ka drejtuar pasi vëllai i Ivanoviqit ka njoftuar se ky“spot përndjekës” (pogrom) i porositur nga Lista Serbe, pak para se Oliveri (Ivanoviq) të likuidohej, ishte emetuar në televizionet lokale të Kosovës (bëhet fjalë për ato në gjuhën serbe, sqarim ynë).
Nëse edhe më tutje TV Pink do të refuzojë të përgjigjet në këtë pyetje, atij televizioni duhet tëi ndalohet ushtrimi i veprimtarisë, përkatësisht emetimi i programeve në një periudhë gjashtëmujore deri një vit, siç parasheh qartë Ligji në fuqi për shpallje, thuhet në komunikatën e Stamatoviqit.
Oliver Ivanoviq, lider serb në Kosovë, u vra më 16 janar të vitit 2018 para zyrës së tij në pjesën veriore të Mitrovicës.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...