“Liberalizimi i vizave për Kosovën mund të shtyhet deri më 2020”.
Kjo deklaratë e komisionarit për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn e bërë të hënën në Prishtinë “vulosi” edhe një herë se Kosova është ende larg liberalizimit.
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu ka thënë për Arbresh.info se kjo është fatkeqësi për Kosovën.
“Kjo është një fatkeqësi e madh pasi dihet qartë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe në fakt ka plotësuar kriter shtesë në krahasim me vendet e tjera të cilat udhëtojnë lirshëm në Evropë. Kjo është një hipokrizi e Bashkimit Evropian karshi Kosovës mirëpo mbetet sfidë për neve që përveç kushteve në letër të cilat i kemi plotësuar të merremi edhe me vetveten dhe t/i plotësojmë ato kushtet edhe në realitet”, ka thënë ai.
Sejdiu ka shtuar se Kosova duhet punuar në eliminimin e rrjetit kriminal.
“Të eliminojmë rrjetet kriminale që janë duke operuar në Kosovë qoftë brenda apo jashtë politikës, me këtë do të mund ta ndihmojmë Republikën e Kosovës për të qenë më legjitime për liberalizim, por përfundimisht kisha thënë se Kosova qëndron më mirë se disa shtete të tjera sa i përket kritereve për liberalizim”, ka shtua ai.
Ai ka thënë gjithashtu se duhet kërkuar përgjegjësi nga ata që kanë dhënë data.
“Unë gjithmonë hezitoj me dhanë data, kur një datë ose vendim varet nga dikush tjetër, është e parakohshme që çdo zyrtarë të flet për një datë ose për një vendim e pastaj edhe kërkohet përgjegjësi nga ata që kanë dhënë data të caktuara”, ka përfunduar Sejdiu.
Ndërsa deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-së, Milaim Zeka ka thënë për Arbresh.info se mos liberalizimi është pritur.
“Me këtë klasë politike që e kemi pas luftës, unë nuk kam pritur diçka tjetër, asnjë zyrtarë i lartë i Bashkimit Evropian kurrë nuk ka fol publikisht për ndonjë datë të liberalizimit të vizave, këtë e kanë bërë për konsum politik e të votave, politikanët tanë. Argatin ma të madh kësaj pune ia ka dhënë Lëvizja Vetëvendosje me gazin lotsjellës dhe sjelljen e saj që e ka bërë të Parlament, edhe me demarkacionin i kemi humb 3 vite”, ka thënë ai.
Zeka ka shtuar gjithashtu se politikanët kosovarë duhet ulur për të gjetur zgjidhje.
“Klasa jonë politike duhet të reflektoj, të ulet pozitë e opozitë dhe t’i bëjë një rengen vetës e të shohë se ku kemi gabuar deri sot, çfarë sjellje kemi ne me politikën tonë të brendshme, nuk mundemi me vazhdua në këtë mënyrë”, ka shtuar ai.
Ndërsa i pyetur për data e premtuara nga politikanët, Zeka ka thënë se 90% e deputetëve në foltore gënjejnë për vota.
“90% e deputetëve që flasin në foltoren e Parlamentit të Kosovës, flasin me gënjye elektoratin, 90% e tyre me premtime për viza kanë kalkuluar për vota. Ne nuk mundemi me marrë liberalizim të vizave dhe të afrohemi me Bashkimin Evropian si shtet feudal të cilin e kemi krijuar, shteti i Kosovës është shtet i Budushit. Burdushi është sinonimi më i mirë i shtetit të Kosovës”, ka përfunduar ai.
Të hënën në Prishtinë ka qëndruar komisionari për Zgjerim i BE-së Johannes Hahn i cili ka bërë të ditur liberalizimi i vizave për Kosovën mund të shtyhet deri në vitin 2020.
Ai ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin, por vendimi i takon anëtarëve në Këshillin e Ministrave.
Hahn gjatë takimeve të ndara me kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli, presidentin Hashim Thaçi.është shprehu i zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe të Bosnjës.
Komisionari për Zgjerim i BE-së përsëriti kërkesën për heqje të kësaj takse.
E të shtunën ministrja e Integrimit Evropiane, Dhurata Hoxha, ka thënë se me shumë gjasë Kosova nuk do të jetë pjesë e agjendës së publikuar për mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE.
“Nuk kemi marrë informata zyrtare që nuk do jetë apo do jetë, mirëpo çfarë kemi parë është se është publikuar agjenda e takimit të këshillit më 6 dhjetor, është e publikuar dhe aty nuk figuron liberalizimi apo pika e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës”, ka thënë Hoxha.
Ndërsa Taulant Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK) për Arbresh.info të hënën ka sqaruar arsyet pse Kosova nuk do të mund të futet në agjendën e Këshillit të BE-së me 6-7 dhjetor.
Sipas Kryeziut Kosova nuk mund të futet në agjendë të Këshillit të BE-së me 6-7 dhjetor, pa një votim paraprak të Parlamentit Evropian.
“Duke marr për bazë Traktatin për Funksionimin e BE-së, neni 294, çështja e liberalizimit të vizave nuk mund të hy në agjendë të Këshillit të BE-së me 6-7 dhjetor, pa një votim paraprak të Parlamentit Evropian”, ka thënë ai.
Kryeyiu ka përmendur edhe procedurat nëpër të cilat duhet të kalojë Kosova deri në futjen në agjendën të Këshillit të BE-së.
“Në këtë drejtim, neni 294 specifikon se në leximin e parë Parlamenti Evropian do të miratojë qëndrimin e tij me shumicë të thjeshtë dhe do t’ia komunikojë atë Këshillit. Më pastaj, Këshilli miraton qëndrimin e tij me shumicën e dyfishtë që nënkupton 55% të Vendeve Anëtare që përfaqësojnë 65% të popullsisë, dhe akti legjislativ në fjalë miratohet në formën që korrespondon me pozitën e Parlamentit Evropian. Akti legjislativ hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të BE-së. Prandaj, duke marr për bazë Traktatin për Funksionimin e BE-së, neni 294, çështja e liberalizimit të vizave nuk mund të hy në agjendë të Këshillit të BE-së me 6-7 dhjetor, pa një votim paraprak të Parlamentit Evropian – gjë që është e pamundur të ndodh gjatë kësaj jave”, ka thënë Kryeziu./Arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...