Google ADS

Kusari-Lila: Taksa është kthyer në shantazh ndërmjet partnerëve të koalicionit

13:08 | 16 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, thotë se taksa ndërmjet partnerëve të koalicionit është kthyer në një shantazh, duke shtuar se kjo nuk është patriotizëm.

“Taksa është kthyer në një shantazh ndërmjet partnerëve të koalicionit. Ajo çka po e shohim nuk është patriotizëm, por është një shkatërrim i shëndetit publik”. Kusari-Lila ka mbajtur një konferencë për medie, ka shpalosur temën “Kosova 11 vjet shtet – Ngecjet në zhvillimin ekonomik dhe mundësitë përpara”.

Ajo kërkoi nga Qeveria Haradinaj që mos ta privatizojë ndërmarrjen “Llamkos”. “Qeveria Haradinaj është dashur të shtrijë ndikimin dhe kontrollin e agjencioneve shtetërore.

Agjencioni Kosovar i Privatizimit, në të është vërejtur presioni mbi menaxhmentin e kësaj agjencie”. “’Llamkos’ planifikohet të likuidohet vetëm për vlerën e shumës 4 milionë.

Ne kërkojmë nga Qeveria ndalimin shitjes së privatizimit dhe shitjes së ndërmarrjes ‘Llamkos’ si dhe gjetjes së zgjidhjes së shpejtë për pagat e punëtorëve”.

“Konflikti i interesit është një atribut që e përcjellë qeverinë Haradinaj çdo herë. Vendimi për akcizën e duhanit është një tjetër shkelje ligjore gjithashtu”.

Sipas saj, në aspektin politik vendi ka arritur pothuajse në izolim.

“Alternativa i kërkon Agjensionit kundërkorrupsion të heton këtë vendim pasi këtu mund të ketë një konflikt interesi. Në aspektin politik ne kemi arritur pothuajse në izolim të vendit”.

Ndërsa Alfred Halili nga kjo parti tha se kryeministri Haradinaj prej ardhjes në Qeveri ka shënuar shumë shkelje.

“Këtë konferencë e mbajmë me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Në vitin e ekonomisë qeveria Haradinaj po e mbulon secilën shkelje të saj me taksën. Cdo jave kjo qeveri ka shënuar nga një shkelje”.

Veton Çipa nga Alternativa dega Prizren, tha se nëse Qeveria do të ndante vetëm 1 për qind nga sektori publik për sektorin privat atëherë, Kosova do të kishte edhe 7 mijë vende të reja pune.

“Ligji për paga thellësisht u prish baraspeshë mes sektorit pri at dhe publik. Alternativa nuk e ka votuar këtë ligj pasi nuk ka pasë debat publik ndërmjet sektorit publik dhe privat”.“Buxheti 2.5 miliardë është i ngarkuar për së tepërmi për pagat në sektorin publik. Në bazë të një analize thuhet se vetëm 2 për qind e të rinjve kanë vullnet të punësohen në sektorin privat”.

“Nëse ishte ndarë vetëm 1 për qind nga pagat e sektorit publik do ishin hapur më shumë se 7 mijë vende të reja të punës”./eo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme