Ka përfunduar takimi i thirrur nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në krerët e partive opozitare, PSD dhe Alternativën për të diskutuar për harmonizimin e qëndrimeve për rezolutën për dialogun Kosovë-Serbi.
Mimoza Kusari nga Alternativa ka thënë se ulja në tavoline nuk do të thotë se pajtohen.
“Pa diskutime nuk mund të arrijmë konsensus. Andaj duhet biseduar që të dakordohemi. Kosova duhet të ketë një platformë unike e miratuar nga gjithë spektri kombëtar. Nëse nuk përfshihet LDK dhe VV atëherë duhet të shkojmë në një zgjidhje tjetër. Ajo çfarë po ndodhë në Kosovë është një bllokim institucional, mirëpo përgjegjësinë e ka Pozita. Kryeministri është tërhequr nga kryesimi i dialogut duke ia lënë presidentit i cili pa një mandat ka vënë në tavolinë shkëmbinjtë. Opozita dëshiron dakordim mirëpo nëse kjo nuk arrihet duhet të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë ajo.
Kusari-Lila ka thënë se i kanë kërkuar Veselit të gjejnë mënyrën për komunikim me dy partitë tjera.
“Kryeministrit i kemi thënë se tërheqja e tij nga kryesimi i dialogut ka bërë qe të arrihet deri këtu. Ne keni ende tema për të biseduar si për dialogun, për veriun, për arrestimet në Serbi e çështje tjera, andaj duhet të kemi konsensus”, ka thënë ajo./Arbresh.info/
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin