Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se partia e tij dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë punuar së bashku dhe kanë krijuar një opozitarizëm të sinqertë.
Kurti, i cili ditë më parë u takua me kreun e LDK’së, Isa Mustafën, shtoi gjithashtu se do ta preferonte një koalicion parazgjedhor me LDK’në.
Ai tha se për postin e kryeministrit, me rëndësi është që të diskutohet brenda partive, e më pas të bëhet bashkërendimi i planit qeverisës, e në fund zgjedhja e kandidatit do të jetë më e lehtë.
Kurti tha se LDK’ja është e preferuara e tyre për një koalicion të mundshëm. E gjitha kjo për shkak se janë të kënaqur nga bashkëpunimi që e kanë pasur gjatë kohës sa ishin në opozitë.
“Bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, lëvizja Vetëvendosje i ka bashkërenduar hapat në opozitë për gjatë gati afër këto dy viteve dhe ne jemi ndarë të kënaqur nga ky bashkëpunim” tha Kurti duke shtuar se “ka pasur sinqeritet, ka pasur seriozitet” tha ai për Zërin e Amerikës.
Kurti shton se e ka shprehur vullnetin e mirë dhe optimizmin për bashkëpunim, por ende nuk ka rezultate konkrete nga takimi i tij me Mustafën, por ka premtuar se në momentin që do të ketë rezultate ato do të bëhen publike.
Ai shton se “që ka më shumë arsye për të shpresuar që përfundimisht po i vjen fundi kapjes së shtetit meqenëse thellësia e krizës në Kosovë nuk matet ma me korrupsionin në institucione por me institucionet në korrupsion, pra është një nivel i ri i degradimit të shtet ndërtimit në Kosovë dhe shtangimit socio-ekonomik”.
Ndërsa i pyetur rreth kandidatit për kryeministër në rast të një bashkëpunimi parazgjedhor, Kurti ka thënë se këtë e vendosë Këshilli i Përgjithshëm i VV’së dhe se të njëjtën mund ta bëjë edhe LDK’ja. Gjithsesi ai tregon se ka dakordësim për harmonizim të programit, e që më pas zgjedhja e kandidatit do të jetë më e lehtë.
“Sa i përket lëvizjes Vetëvendosje këtë e vendos Këshilli i Përgjithshëm, shumë shpejt do të mund ta bëj këtë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i ketë le të themi diskutimet e brendshme për këto çështje, por ne jemi dakorduar që njëherë të kemi një lloj harmonizimi programor i cili i paraprinë çfarëdo përgjegjësie me emra të veçantë. Nëse duam ta luftojnë krimin dhe korrupsionin, nëse duam që të marr fund kapja e shtetit atëherë unë besoj që shumë gjëra do të jenë më të kollajshme për t’i zgjidhur dhe dakorduar” tha Kurti.
I pyetur se a preferon një koalicion parazgjedhor apo paszgjedhor, Kurti theksoi se një koalicion para zgjedhjeve do të ishte më i mirë për Kosovën dhe se fushata do të ishte më e qetë dhe me më pak polemtika. E një koalicion mes LDK’së dhe VV’së do t’i tregonte partive të tjera që nga fillimi se kush i fiton zgjedhjet.
“Unë preferoj që të fitojmë me koalicion parazgjedhor sepse në momentin që bëhet koalicioni lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës atëherë fushata bëhet e qetë, afirmative, pozitive, do të ketë shumë më pak polemika se sa kur garojmë ndaras sepse po garuam të gjithë ndaras fushata bëhet më e egër dhe në anën tjetër të gjithë ata që do t’i humbin zgjedhjet do ta dinë këtë para zgjedhjeve” tha Kurti.
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...