Vetëvendosje është takuar dje me ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert.
Përmes një njoftimi bëhet e ditur se Kurti bashkë me anëtarët e Kryesisë, i kanë theksuar ambasadorit rëndësinë e zgjedhjeve të parakohshme, dhe për një Qeveri të re e cila i përqendron forcat në arsim.
Ky është njoftimi i plotë:
Dje, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti së bashku me anëtarët e kryesisë, Fitore Pacollin dhe Arben Vitinë pritën në takim ambasadorin e Francës Didier Chabert bashkë me bashkëpunëtoret e tij zv. shefen e misionit Carole Blestel dhe Celia Freudenberger nga zyra politike.
Përgjatë takimit ramë dakord për nevojën e organizimit sa më të mirë të zgjedhjeve të lira dhe demokratike në Kosovë, pa keqpërdorime dhe shkelje të këtij procesi kaq të rëndësishëm për vendin. Në bisedë i treguam ambasadorit edhe për nevojën urgjente që ka Kosova për një qeveri të re e cila i përqendron forcat dhe vëmendjen e saj për ta lidhur arsimin tonë me tregun e punës, për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur investimet në shërbim të zhvillimit ekonomik.
Në përfundim të takimit ambasadori përsëriti përkushtimin e tij në përforcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe në ndjekjen e zhvillimeve Kosovë.
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...