Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, në debatin që po zhvillohet në seancën e jashtëzakonshme për ikjen e të rinjve nga Kosova, ka thënë se ikja e të rinjve po ndodh për shkaqe ekonomike.
Ai ka përmendur edhe ikjen e kryeprokurorit Elez Blakaj, e që sipas tij pas largimit të tij po ikin edhe të rinjtë
“Njerëzit më shumë po ikin se që po shkojnë. Kur shkon është e rëndësishme ku po shkon. Kur ikë është e rëndësishme prej nga po ikë. Këtu kemi të bëjmë më shumë me ata që po ikin prej Kosovës se sa me ata që po shkojnë në ndonjë vend të caktuar. Njerëzit ikin nga ky shtet sepse iku kryeprokurori si Elez Blakaj. Kosova është një vend prej nga nuk po ikin kriminelët, por po ikin prokurorët. Për t’i kthyer njerëzit ne duhet ta kthejmë njëherë Elez Blakajn. Emigrimi që ndodhë te ne natyrisht që ka shkaqe ekonomike. Neve na ka ikë paraja. Kur ikë paraja, ikin njerëzit. Ndërkohë që mbi 90 për qind të fondit të shpenzimeve pensionale ndodhet jashtë vendit. Banorët e Kosovës i kanë diku 3.2 milionë kursime”, ka thënë Kurti.
“…Boshllëku i shkathtësive është në thelb të gjendjes alarmantë në të cilën ndodhemi sot. Jemi dëshmitarë se të rinjtë fejohen e kalojnë vite të tëra e nuk martohen sepse nuk kanë ku martohen. Çiftet e reja banojnë me qira dhe kthehen te prindërit. Banesat për çiftet e reja janë teje të rëndësishme që të rinjtë të mos ikin. Ne kemi nevojë për një konferencë kombëtare të investitorëve me theks te mërgata jonë. Por për këtë është e nevojshme sundimi i rendit dhe ligjit në Kosovë. Kemi 20 mijë të rinj të papunë, por kemi edhe një numër të njerëzve që nuk punojnë në profesionin e tyre”, ka thënë Kurti./arbresh.info
Në rastin ndaj Bahtijarit, Januzit dhe Shalës, shtohen gjash...
Altin Lala për Arbresh.info: Çekinë e shoh pak të rrezikshme...
Kurti mirëpriti drejtoreshën e NDI- së Nancy Soderberg, disk...
PSD me aksion për autostradën Prishtinë-Gjilan: Një rajon i ...
Foda pret respekt nga Rumania nesër në Bukuresht
Japonia dhuron pajisje mjekësore për spitalin e Gjilanit dhe...