Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është ndalur në Klinë, në rrugëtimin e tij për të mobilizuar qytetarët për protestën e së premtes, kundër Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.
Ai ka thënë se “në vitin 1999 shqiptarët e Kosovës e fituan çlirimin fizik. Ndoshta edhe vetëm të tillë e kemi synuar, sepse kemi besuar që pas çlirimit fizik vijnë edhe çlirimet e tjera”.
Le t’i kujtojmë disa prej korrupsioneve skandaloze, alarmante, të kësaj qeverie. E kanë emëruar kundërligjshëm Drejtorin menaxhues të Agjencisë së Privatizimit, Valon Tolaj, sekretarin organizativ të AAK-së.
Kurti ka thënë se “këta vjedhin edhe te subvencionet e fermerëve, siç e dimë. Vjedhin me letra e pa to”.
“Hartojnë gjoja “masa të posaçme” sa për ta krijuar një vegëz që paratë të dalin nga buxheti i shtetit e të kenë mundësi të sajojnë lista me njerëzit e tyre të afërt. Vetëm për këtë masën e veçantë, praktikisht u vodhën 3 milionë euro nga buxheti. Ky buxhet ishte buxhet i bujqësisë dedikuar fermerëve tanë. Këto 3 milionë euro i morën tre përfitues. Tre emra aksionarësh rezultojnë të jenë përfitues në dy grante. E midis tyre Këshilltari i Kryeparlamentarit Kadri Veseli, ish ministri i Bujqësisë Blerand Stavileci, e krahas tij dhe kompania Otvic, e mikut të Kryeministrit dhe shefit të Rikallos, famëkeqit Radojçiq”, ka thënë Kurti.
“Kontrabanda me importin e energjisë elektrike nga Serbia vazhdon njësoj”.
Lexojeni të plotë fjalimin e Kurtit në Klinë:
Populli ynë e ka një shprehje të urtë, që thotë “zinxhiri është i fuqishëm aq sa është hallka më e dobët e tij”. E, hallka më e dobët në shtetndërtimin e Kosovës së pavarur është pikërisht prokuroria, pikërisht zyra e Kryeprokurorit të Shtetit. Dhe, mirë se ju gjej këtu në Klinë, kur na ndajnë vetëm 70 orë para protestës sonë, e cila do të mbahet, pra, të premten e 26 prillit, 5 n’12. Duam të tregojmë se është bërë vonë, por jo tepër vonë. E, që të mos bëhet tepër vonë, ne nuk bën të heshtim dhe ne duhet të ngritemi.
Të dashur qytetarë të Klinës,
Mirë se ju gjej, dhe, më lejoni që fillimisht t’ju uroj për ekipin e hendbollit, i cili ka hyrë në superligë, dhe, shpresoj që edhe ekipi i futbollit nga Klina do ta ndjekë suksesin e njëjtë sikurse i hendbollistëve dhe gjithashtu të hyjë në superligë.
I nderuari Kryetar i Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Klinë, Xhafer Berisha,
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës, Rexhep Selimi dhe Drita Millaku,
I nderuari Daja Lilë, prind i heroit tonë kombëtar, Mujë Krasniqi,
Të nderuar veteranë e invalidë të luftës,
Të nderuar drejtorë e asamblistë të VETËVENDOSJE!-s në Komunën e Klinës,
Motra dhe vëllezër,
Në vitin 1999 shqiptarët e Kosovës e fituan çlirimin fizik. Ndoshta edhe vetëm të tillë e kemi synuar, sepse kemi besuar që pas çlirimit fizik vijnë edhe çlirimet e tjera. Mirëpo, duke mos ardhur të tjerat, ose, më saktë, duke ardhur këto lloje të tjera të çlirimeve vetëm për disa e jo për shumicën, nisi të tretej edhe çlirimi fizik. Valë të reja emigrimi rifilluan, dhe, sot jemi në gjendje të rëndë, sepse nuk kanë ikur vetëm qytetarë, por, merreni me mend, edhe prokurorët. Me zgjedhje të reja dhe VETËVENDOSJE!-n në qeverisje, pushojnë arsyet që të ikin qytetarët, dhe, jemi ne ata që do të krijojmë kushtet të kthehen edhe ata që kanë shkuar, e sidomos prokurori Elez Blakaj.
Qeverisë së Kosovës edhe Presidentit të Kosovës nuk ju konvenon anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian, sepse kjo do të ishte një lëvizje e Kosovës kah rendi dhe ligji. Këta nuk e duan rendin dhe ligjin, sepse këta e duan hajninë dhe mashtrimin. Orientimi i kësaj qeverie është i dështuar. Duke qeverisur, ajo i ka institucionalizuar dështimet: e ka lodhur shtetin pa punë, e ka dobësuar shtetin me forcë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! jo vetëm që do të jetë qeverisje ndryshe, shumë ndryshe, por ajo gjithmonë ka qenë ndryshe edhe prej subjekteve tjera kur ato ishin në opozitë. Po e marr një shembull, për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit të vitit 2017, Lëvizja VETËVENDOSJE!, e cila garonte e vetme, në fushatë ka shpenzuar trefish më pak para sesa koalicioni LAA dhe pesëfish më pak para sesa koalicioni PAN. Ne atëherë dolëm të parët, të parët do të dalim sërish, por kësaj radhe edhe do të jemi të parët edhe do të qeverisim ne.
Le t’i kujtojmë disa prej korrupsioneve skandaloze, alarmante, të kësaj qeverie. E kanë emëruar kundërligjshëm Drejtorin menaxhues të Agjencisë së Privatizimit, Valon Tolaj, sekretarin organizativ të AAK-së. Mirëpo, nuk e kanë pasur kollaj. Tolajn e kanë emëruar pasi që e kanë kërcënuar ish drejtorin dhe e kanë detyruar kryetarin e bordit që të largohet prej andej. Qëllimi i tyre ishte ta kishin rrugën e lirë për të pasur në dorë fondet e privatizimit. E, me 15 prill “bordi” tashmë i nënshtruar ndaj PANQeverisë ia kaloi edhe 100 milionë euro qeverisë. E deri tani rrumbullak 326 milionë euro i ka marrë PANQeveria nga paratë e privatizimit të pasurisë së shtetit tonë. Tash nga pozita e qeveritarëve, edhe ato pak para të mbledhura nga privatizimi po duan t’i përdorin për projekte prej të cilave i vjelin 10% e më shumë bizneseve që marrin pjesë në tendera. Kurse, punëtorët e shpunësuar nga privatizimi presin të kompesohen me 20% të premtuara, por që nuk i panë ende.
Këta vjedhin edhe te subvencionet e fermerëve, siç e dimë. Vjedhin me letra e pa to. Hartojnë gjoja “masa të posaçme” sa për ta krijuar një vegëz që paratë të dalin nga buxheti i shtetit e të kenë mundësi të sajojnë lista me njerëzit e tyre të afërt. Vetëm për këtë masën e veçantë, praktikisht u vodhën 3 milionë euro nga buxheti. Ky buxhet ishte buxhet i bujqësisë dedikuar fermerëve tanë. Këto 3 milionë euro i morën tre përfitues. Tre emra aksionarësh rezultojnë të jenë përfitues në dy grante. E midis tyre Këshilltari i Kryeparlamentarit Kadri Veseli, ish ministri i Bujqësisë Blerand Stavileci, e krahas tij dhe kompania Otvic, e mikut të Kryeministrit dhe shefit të Rikallos, famëkeqit Radojçiq. Qindra lajmërime e kallzime janë bërë nga fermerët e ndershëm për raste të ngjashme. Edhe në polici edhe në prokurori. Për sera e për gjoja fermerë që e zhvatin buxhetin e bujqësisë. E këta e kanë aty një Kapllan e një Ekrem, që ua kryen punët e pista. Vetëm gjatë vitit 2018, 60 veturat e Ministrisë së Bujqësisë drejtuar nga Rikallo i kishin bërë 1.5 milionë km udhëtim. Me kilometrat e kaluara gjatë vitit 2018, veturat e Ministrisë së Bujqësisë do të mundë t’i silleshin planetit Tokë 37 herë. Por as për 1/3 e atyre shpenzimeve, nuk kanë pasur mbulesë më fatura. E qysh mund të ketë mbulesë me fatura për një shumë aq të madhe. Merreni me mend sikur ky karburant t’i shkonte për punim të tokës fermerëve tanë!
Kontrabanda me importin e energjisë elektrike nga Serbia vazhdon njësoj. Ditën e parë që e kanë vendosur taksën 100% për mallrat e Serbisë iu është shtruar pyetja qeveritarëve se a vlen kjo edhe për importin e energjisë elektrike që çdo vit duke manipuluar me publikun shteti ynë e blenë nga Serbia. Në vend të përgjigjes, ata kanë heshtur, derisa me letra raportuan se po e blejnë nga Sllovenia. E, prej Sllovenisë erdhi përgjigja që ata nuk i kanë shitur energji Kosovës që prej dhjetorit të vitit 2018! Plot 9 milionë euro në muaj u deklaruan se janë blerë nga Sllovenia sipas Doganave të Kosovës. E Sllovenia po thotë që nuk janë blerë prej tyre. Kjo e ka vetëm një shpjegim – falsifikimi i origjinës. Importi i energjisë elektrike ka vazhduar të bëhet nga Serbia, por me qëllim që t’i iket taksës 100% e cila e dyfishon koston, origjina e importit është deklaruar si e Sllovenisë. Dogana ose i ka mbyllur sytë ose ia kanë mbyllur sytë prej lart. E aty lart padrejtësisht po qëndron PANQeveria.
Kosova ka katërfish më shumë njehsorë të rrymës, të energjisë elektrike, sesa Mali i Zi. Por, e ka shitur shpërndarjen dhe furnizimin 13 herë më lirë sesa Mali i Zi. Pse i kemi faturat e energjisë elektrike kaq të shtrenjta? Katër herë prej se është privatizuar KEDS-i na i kanë rritur tarifat e rrymës. Vjet na e hoqën edhe dallimin në tarifa dimër – verë. Thanë: po e bëjmë një mesatare. Por, e lanë çmimin e dimrit. Pse i binden KEDS-it privat kaq shumë qeveria e institucionet publike? Sepse ata janë klientët e Presidentit Thaçit. Sa herë që Limak-Çalik e ka një kërkesë për fitimin e tyre në kurriz të faturave tona të rrymës, a e dini se kush lajmërohet për ta? Hashim Thaçi. A kryen ndonjë punë falas Hashim Thaçi? Asnjë. A po vjedhë Hashim Thaçi? Gjithnjë. A iu kanë bashkuar edhe këta qeveritarët e tjerë? Të gjithë. Prandaj, ne jemi ngritur kundër PANhajnisë, për zgjedhje të reja, për një qeverisje e cila është pa hajna në pushtet e pa lepurusha në prokurori, për një qeverisje e cila është për arsimim të popullsisë, për punësim, për shëndetësi, për drejtësi. Jemi këtu edhe me qytetarët e Kosovës anembanë e më vjen mirë që po shoh edhe anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, subjekti tjetër opozitar me të cilin ne bashkëpunojmë ngusht. Ne jemi dy subjektet më të mëdha shqiptare në Kosovë, dhe, ndryshimi në Kosovë e ka emrin: JO PANhajnia, PO zgjedhje të reja, PO qeveria e re.

E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...