Kurti: Pafundësisht u jemi mirënjohës bashkatdhetarëve tanë

14:57 | 25 Korrik 2019
Arbresh.info

Në kuadër të aktivitetit të përvitshëm të Kuvendit të Kosovës “Bashkatdhetarët në Kuvend”, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është takuar me mërgimtarë.

Ai drejtuar mediave u shpreh mirënjohës pafundësisht ndaj bashkatdhetarëve, pavarësisht situatës politike në të cilën ndodhet Kosova, siç tha ai, raporton arbresh.info.

Kurse mërgimtarët kanë pasur ankesa për institucionet e Kosovës.

Ndonëse thotë që për herë të parë është në Kuvendin e Kosovës, Kamer Fejza nga Mitrovica, por që jeton tash e disa vite në Gjermani, ka një lutje për pushtetarët.

“Ministrisë të Arsimit i kisha kërkua me dërgu literaturë në Shtutgart pasi diaspora e hupin gjuhën shqipe shkaku i mungesës dhe integrimi e asimilimi është problem. Qeveria duhet me lobu për viza. Unë u takova me dy të Vv. Rezultatet tregojnë për punën e institucioneve. Duhet me punu me shumë në mënyrë që mos të largohen nga Kosova”.

Se janë ata që e mbajnë gjallë Kosovën me të ardhurat që i bien në vendlindje e thotë edhe një mërgimtare tjetër.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2661829433876863/

Vetëm se Rahime Fejza nga Gjermania shprehet mjaft e ashpër më punën e deputetëve të Kuvendit.

Ajo shprehet e pakënaqur jo vetëm më punën e tyre por edhe më fjalorin që e përdorin në tempullin e dijes.

“Është hera e parë që vi këtu. Isha kta deputet ton i përkushtohen më shumë vendit e jo veç familjes së tyre. Në rend të parë të kenë vendin e atdheun se pa komb edhe pasurin që e kanë s’ka me ju vyjt. De të mendojnë për popull e për mërgimtarët sepse ne po kontribuojmë për kombin. Le të përkushtohen që të na i plotësojnë disa çështje pasi që po kemi probleme për disa leje. Mos ta thejnë njani tjetrin këtu në kuvend dhe po i përdorin do fjalë që s’bojnë”.

Ndërsa i riu Leutrim Haziri edhe ky nga Gjermania shprehet i lumtur që gjendet në Kosovë, ndonëse ka pak problem më gjuhen.

Ndryshe Kuvendi i Kosovës ka hapur dyert për nder të bashkatdhetarëve të cilët po qëndrojnë për pushime në Kosovë.

Mërgimtarët tash e dy ditë kanë pasur rastin të takohen më deputet e tyre të preferuara./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme