Kryetari VV-së, Albin Kurti bashkë me zyrtarë tjerë të partisë kanë vizituar sot fshatin Biti e Poshtme për të biseduar për lumin Lepenc dhe rrezikun që mund të shkaktoj shkatërrimi i tij.
Sipas tyre, nëse varroset lumi, banorët do të detyrohen të shpërngulen meqenëse nuk do të mund t’i kultivojnë më mjedrat, janë në pyetje 220 hektarë.
Njoftimi i plotë:
Nuk do ta lejojmë varrosjen e Lepencit.
Në Shtërpcë duan ta varrosin lumin Lepenc duke e futur në gyp. Sepse privatët duan të ndërtojnë hidrocentrale të cilat sjellin fare pak punësim dhe energji ndërkohë që shkaktojnë dëm të madh mjedisor.
Shqiptarët dhe serbët që banojnë në fshatin Biti e Poshtme janë bërë bashkë për rezistencë. Disa prej tyre janë arrestuar nga Njësia speciale e policisë së Kosovës. Ndërkohë pushteti lokal dhe Komuna nuk është në mbrojtje të banorëve dhe interesave të tyre. Ndërtimet e egra po e dëmtojnë turizmin. Projekte të përqendruara vetëm te përfitimi i kompanive private, si hidrocentrali mbi Lepenc, shkatërrojnë mjedisin dhe dëmtojnë rëndë ekonominë e banorëve, bujqësinë, blegtorinë e turizmin.
Kryetari i VETËVENDOSJE!-s, Albin Kurti, bashkë me deputetët Xhelal Sveçla, Valon Ramadani, Arbër Rexhaj dhe Salih Zyba, me kryetarin e Qendrës së Lëvizjes, Shpejtim Arifi dhe me kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prizrenit, Artan Abrashi, vizituan sot këtë fshat dhe bashkëbiseduan me banorët shqiptarë e serbë. Ata thanë që nëse varroset lumi do të detyrohen të shpërngulen meqenëse nuk do të mund t’i kultivojnë më mjedrat.
Shtërpca është vend i turizmit dhe bujqësisë, jo i energjisë. Janë në pyetje 220 hektarë mjedra! Shqiptarët dhe serbët në Biti të Poshtme thanë se nuk do ta lejojnë futjen e Lepencit në gyp, ndërsa kryetari Kurti tha se këtë çështje Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Grupi i saj Parlamentar do ta ngrejë në të gjitha institucionet.
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton