Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ballafaquar në Kuvendin e Kosovës me opozitën e cila ka kritikuar atë për marrëveshjen e Ohrit.
Kurti tha se pika 10 e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë parasheh zbatimin e të gjitha marrëveshjeve nga dialogu Kosovë-Serbi, shkruan arbresh.info.
Dhe sipas tij, 39 marrëveshjet të vitit 2013 dhe 2015 janë të nënshkruara janë të obligueshme dhe duhet të zbatohen.
Madje ai bëri pyetje opozitës, se të gjitha këto marrëveshja janë bërë më herët po pse nuk ka pasur njohje reciproke prej asnjërës prej tyre.
“Pika 10 e marrëveshjes bazë i referohet atyre 39 marrëveshjeve të mëhershme, aty e gjeni Asociacionin apo Zajednicën edhe 2013 dhe të 2015-tës. Aty thuhet se duhet të zbatohen të gjitha që janë valide dhe që janë të obligueshme. Ka ende punë po thuhet që janë valide dhe të obligueshme, përndryshe të gjithë e keni vërejtur se Asociacioni i komunës me shumicë serbe apo Zajednica askund nuk përmendet në marrëveshje. Pra vetëm në nenin 10 përmendet të gjitha marrëveshjet, me datën dy tetor 2015 është bërë marrëveshja për stabilizim Asocacim. Kapitulli dy neni 13 i saj në pikë 3A thotë : Kosova duhet ti zbatojë në mirëbesim të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë pra atje ekziston zbatimi i të gjitha marrëveshjeve nuk është e vërtetë që nuk ka dokument evropian i cili thotë që duhet të zbatohet të gjitha marrëveshjet. Në MSA-në tonë e kemi qysh nga 2 tetori i vitit 2015. MSA-ja është marrëveshje kontraktuale midis Kosovë dhe Bashkimi Evropian. 39 marrëveshje janë realizuar gjithsej nga dy korriku i viti 2011 dhe 25 gushti 2015, pse nuk kishte njohje reciproke prej asnjërën prej tyre? Nëse keni negociuar mirë, nëse keni dialoguar mirë keni qenë të vetëdijshëm dhe më të mençur se ne, si u bë që asnjëra nuk e pati asnjëherë njohjen reciproke”, tha ai.
“Me datën 15 shkurt 2019, ish presidenti amerikan Donald Trump dërgoi letër e deklaroi njohjen reciproke, pse nuk e bëtë? Unë jam në qeverisje që dy vite e kjo është më shumë se katër vite. Pse nuk e bëtë kur ish-presidenti amerikan ju tha për njohje reciproke. Është e vërtetë që duam njohje reciproke që do të thotë që gjendja aktuale faktike është ajo e mos njohjes së ndërsjellët”,shtoi ai.
Kurse tha se opozita po thotë gjëra që as vetë Serbia nuk po i thotë.
“Thatë që vet menaxhimi është Vetëvendosje nuk është e vërtetë, vet menaxhimi jo vetëm që nuk është Vetëvendosje, vetëqeverisje e as vet administrim. Këto janë shprehje të ndryshme jo vetëm fonetikisht por edhe semantiket, këto janë të ndryshme. Vetëvendosje është e drejtë e popujve serbët në Kosovë nuk janë popull janë komunitet. Populli është populli i Kosovës askush dhe asgjë tjetër. As Serbia e as Bashkimi Evropian nuk thotë që Vetëvendosja është brenda kësaj marrëveshje për komunitetit por thotë vetëm vet menaxhimi”, tha kryeministri.
Po ashtu Kurtit po i duken se Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku sikur të ishin aktivistë të Vetëvendosjes dhe kanë dhënë dorëheqje.
“Po flasin si me qenë aktivistë të Vetëvendosje që kanë dhënë dorëheqje dhe janë të pa kënaqur me kryetarin. Po më duket vetja si në Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes. Prezantoni vizion prezantoni ide jo pakënaqësi sikur të jeni anëtarë të Vetëvendosjes”, përfundoi ai./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...