Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët që të premten në orën 11:55, të protestohet kundër korrupsionit.
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka ftuar të gjithë qytetarët që të bëhen bashkë në rrugën “Luan Haradinaj”, që të protestohet kundër kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi. raporton Arbresh.info
“Prokuroria e shtetit nuk po i ndjek as krimet e luftës as krimet politike. Në vend se Kryeministri e krye parlamentari ti frikësohen kryeprokurorit, Kryeprokurori ju frikësohet këtyre. Asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë të korruptuar, mirëpo as edhe një ministër nuk i frikësohet kryeprokurorit Aleksander Lumezi, dhe ky i druhet secilit prej tyre. Në Kosovën tonë të dashur nuk mund të kemi luftim të krimit të organizuar dhe të korrupsionit, nuk mund të kemi gjyqësor të drejtë me drejtësi gjyqësore me kryeprokuror Aleksandër Lumezin. Me këtë kryeprokuror shteti i Kosovës nuk është republikë por Lepublik, sepse asgjë nuk po i bënë përshtypje këtij prokurori ai është frikacak dhe mbase i shantazhuar. Me hajna nuk ka shtet po edhe me Lpurusha nuk bëhet shteti. Andaj të premten e 26 Prillit në ora 11:55 u bëjmë thirrje të gjitha qytetarëve të Kosovës për protestë paqësore para ndërtesës ku ndodhet zyra e kryeprokurorit të shtetit në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Ky lepur nuk ka vendin në rrugën që mban emrin luan”, thotë Kurti./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/371883896744964/
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...