Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se Hashim Thaçi tashmë ka bërë një marrëveshje për korrigjim kufiri këtë vit..
Sipas tij kjo marrëveshje është bërë me Malin e Zi por që ende nuk është realizuar.
Postim i tij i plotë:
“Shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk.” – Faik Konica
Presidenti Thaçi tha se synon korrigjim kufiri me Serbinë, duke shtuar se marrëveshja do të jetë shumë e vështirë për ta arritur. Mirëpo, ky njeri tashmë ka bërë një marrëveshje për korrigjim kufiri, madje sivjet: të gjithëve na kujtohet Deklarata e përbashkët Thaçi – Vujanoviq për korrigjim kufiri me Malin e Zi, e datës 16 shkurt 2018. Pra, marrëveshje ka, bile të nënshkruar, por korrigjim nuk ka! Ky gjysmë President është fund e krye qesharak, përveç në pasojat e tij që mandej i vuajmë ne.
Mjekët paralajmërojnë: Mos qëndroni më shumë se 10 minuta në...
Apple po përgatit një surprizë për të gjithë ata që presin n...
Norvegjia, rekord në Evropë për makinat elektrike
Peshku ton shitet për 1.3 milion dollarë
Presidenti ukrainas thotë se gati 15 mijë ushtarë rusë janë ...
Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet