Shtet rrënimi është Presidenti, e zhvatja është Kryeministri, tha sot kryetari i lëvizjes vetëvendosje, Albin Kurti, në seancën e cila po mbahet aktualisht.
Gjatë fjalimit të tij para deputetëve, Kurti ka akuzuar krerët e institucioneve për privatizimin e Telekomit si dhe për punësimet brenda tij, raporton arbresh.info
Kurti, akuzoi Presidentin e Kryeministrin se po bëjnë pazare me Gjykatën Speciale e me territorin e vendit.
“Shtet rrënimi është Presidenti, zhvatja është Kryeministri. Shtet rrënimi është në vend të shtet ndërtimit, ndërsa zhvatja është në vend të zhvillimit. Vetëm kur ngritën akuza nga mediat ose vala e hajnisë sikur tani, kryeministri e bënë ndonjë gjest patriotik. Pazari ku ndodhet ky pushtet është i trefisht, pazar më Gjykatën speciale, pazar më territorin e Kosovës dhe më punësime në ndërmarrje. Janë mbushur sot 9 muaj të rezolutës për mbrojtjen e Telekomit të Kosovës, në vend të zbatohet kjo rezoluta u shpall intenca qeveritare për privatizim e ku më shpejtësi po i punësojnë familjarët e tyre, njerëzit e kryeministrit”. tha Kurti./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/676629889486854/?notif_id=1554985613234518¬if_t=live_video_explicit
Ndalohen dy persona për grabitje në tentativë në Gjilan
Sveçla viziton tregun lokal të Sharrit: Do të punojmë për zh...
Arrestohet personi i kërkuar në Prizren, dërgohet në vuajtje...
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja...
Ancelotti para sfidës me Barcelonën: Finalja do të jetë argë...
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vë...