Kurteshi “shpërthen”: Hashim Thaçi ju tha ‘ju dua’ edhe Ali Ukës e Beadin Allaqit, por ata nuk jetojnë më

00:20 | 11 Maj 2019
Trina Galanxhi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka folur për përplasjen e tij me presidentin, Hashim Thaçi, në Komisionin Ad- Hoc për Gylenistët e dëbuar nga Kosova.

Duke e komentuar deklaratën e Hashim Thaçit, i cili i tha Kurteshit se e do, ai tha se edhe disa të tjerëve u ka thënë se i “do”, por që më nuk jetojnë.

Edhe Ali Ukën, edhe Beadin Allaqin i kishte shumë të afërt dhe i donte, por më nuk jetojnë, tha ai në emisionin Interaktiv të KTV-së, raporton Gazeta Blic.

Ndërkaq, i pyetur se a po ndjehet i kërcënuar nga këto deklarata të Thaçit, ai tha se “as që niej për të”.

“Kur më tha të dua, i thash si krypa në sy”.

“Nuk i tutem askujt, e as Hashim Thaçit”, tha deputeti i VV-së.

Ai e ka quajtur Hashim Thaçin kriminel dhe një njeri që qëndron në krye të së keqes, që po e udhëheq vendin.

Kurteshi madje, e ka quajtur Thaçin zvarranikin më tipik.

Ai tha se Avokat i Popullit nuk është zgjedhur nga Thaçi, dhe tha se kurrë nuk e ka takuar vetëm për vetëm dhe se kurrë nuk ka qenë në zyrën e tij.

Ndryshe, në mbledhjen e Komisionit Parlamentr për Gylenistët, president Thaçi ishte përplasur ashpër me deputetët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi e Xhelal Sveçla.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme