Kursimet pensionale të kosovarëve rriten për 3,2 për qind

10:58 | 7 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kursimeve pensionale të kontributdhënësve kosovarë janë rritur për 3,2 për qind ose shprehur në shifra, 55 milionë, brenda muajit të parë të këtij viti.

Gjatë vitit 2018, kursimet pensionale të kontribuuesve kosovarë të menaxhuara nga Trusti Pensional pësuan rënie prej 5,2 për qind. Shprehur në shifra janë humbur rreth 85 milionë euro për shkak të rënies së vlerës së aksioneve në tregjet financiare ku janë të investuara kursimet e kosovarëve.

“+55 milionë euro nga investimet vetëm në janar 2019! Çmimi i aksionit në Trust u ngrit për +3.2%”, thuhet në një deklaratë të Fondit Pensional të lëshuar në Facebook.

“Pas një dhjetori të dobët, janari ishte jashtëzakonisht pozitiv për tregjet financiare dhe kjo u reflektua në performancën e institucionit”, thuhet në deklaratë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme