Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuqi, ka thënë se Kosova është në dialog me Serbinë si pasojë e status-quos, derisa çështjen e taksës më shumë e sheh si problem të vetë Serbisë.
Ai në një emision për televizionin publik tha se e mira është që Kushtetuta e Kosovës të njihet ndërkombëtarisht dhe nga pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë bërë këtë dhe të zhbllokohet Rezoluta 1244.
“Kosova është në dialog si pasojë e status-quos. Ne nuk shkojmë në dialog për të dëmtuar Kosovën. Në raport me politikën e jashtme duhet të jemi të kujdesshëm dhe secila parti politike duhet t’i marrë përgjegjësitë për zhvillimet historike, pasi që partneriteti me SHBA dhe BE duhet të ruhet”, porositi Kuqi.
Sipas tij, opozita mund ta dëmtojë qeverinë, por nuk pajtohet me qëndrimet që i kanë në raport me shtetin.
“Opozita duhet të jetë pjesë e procesit dhe të marrë përgjegjësitë se çfarë duhet bërë më tutje”, u shpreh ai.
Duke folur rreth vendosjes së taksës në nëntor të vitit të kaluar ndaj mallrave serbe, Kuqi thotë taksa nuk ka qenë problem i vetëm në raport me Serbinë.
“Kemi arritur që taksa të shihet problem kryesor i Serbisë. Kryeministri duhet të thotë se nëse ka kërkesë reale nga SHBA, të jetë i gatshëm ta negociojë në Bruksel çështjen e taksës”, tha Kuqi.
Ndërkohë që një kohë ishte pjesë e Qeverisë së Kosovës, Kuqi thotë se nuk e ka ndërmend të kthehet në qeverisjen qendrore, pasi ‘është ngopur dhe nuk e ka asnjë mall për atë punë’.
“Dy mandatet e mia në qeveri të mia kanë qenë të mjaftueshme”, tha Kuqi.
Izraeli arreston 240 palestinezë, përfshirë mjekë pas bastis...
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA