Autostrada që lidhë Dukagjinin është një nga projektet më të kushtueshme të buxhetit të shtetit.
Një investim të tillë që po bëhet nga ministria e Infrastrukturës ka mbështetjen e plotë edhe të kreut të qeverisë Ramush Haradinaj.
E procedurat për të filluar ndërtimin e kësaj autostrade tashmë kanë përfunduar.
Ani pse projektin e votuan të gjithë ministrat, disa prej tyre tani nuk po pajtohen me këtë vendim.
E kjo gjë po e habit shumë Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Pavarësisht këtyre kundërshtimeve, Lekaj thotë nuk do të ndalë projektin, raporton T7.
Ky projekt, sipas minstrit të Infrastrukturës, do të vazhdojë edhe nëse bie qeveria.
E kjo autostradë thuhet se do të kushtojë 1 miliardë euro.
Por, Lekaj e mohoi një gjë të tillë duke thënë se kostoja e saj fillestare do të jetë 56 milionë. Madje ai zotohet se kjo është një nga autostradat që do të kushtojë më së paku.
Autostrada do të jetë e gjatë 95.5 km, dhe do të lidhë Istogun, Pejën, Junikun, Deçanin, Klinen, Rahovecin e Prizrenin.
Pos për autostradën, Lekaj foli edhe për marrëdhëniet e tij me PDK dhe Nismën.
Ai tha se qe nuk kanë pasur telashe këto dy vite sa janë në koalicion. E, Lekajt në fakt do t`i duhet të bashkëpunojë pikërisht me ministrin që po e kritikon autostradën, pasi që shpronësimi i pronave kah do të kalojë autostrada behet nga Ministria e Mjedisit
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...