Ish-eurodeputeti, Eduard Kukan, është deklaruar rreth zhvillimeve të fundit të çështjes Kosovë-Serbi.
Eduard Kukan, njohës i mirë i Ballkanit dhe ish-ministër i Jashtëm i Sllovakisë, në një deklaratë për “Asociacionin për Politikë të Jashtme të Sllovakisë”, ka thënë se ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, nuk ka treguar udhëheqje të mjaftueshme në dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas tij, tani edhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politika të jashtme, Joseph Borrell, nuk do ta bëj punën ashtu siç duhet.
Ai ka thënë se shpreson që BE-ja ta emërojë një përfaqësues special që do ta udhëheq më mirë dialogun Kosovë-Serbi, por edhe politikën e jashtme të BE-së, transmeton lajmi.net.
“Në momentin kur Kosova vendosi taksa ndaj Serbisë, Mogherini është dashur të udhëtojë atje dhe ‘të godasë tryezën’”, ka thënë ai. “E mbaj mend Borrel kur ishte kryetar i Parlamentit Evropian. Emërtimi i tij më befasoi, pasi spanjollët kanë politikanë shumë më dinamikë dhe më të rinj”, tha Kukan.
Sipas tij, emërimi i Borrellit në krye të diplomacisë evropiane e sidomos si i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi, është i favorshëm.
Mirëpo Kukan thotë se, ideja e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë e cila ishte aktualizuar vitin e kaluar, nuk ka qenë thjeshtë një strategji në fushatë.
“Çështja e njohjes së Kosovës me shkëmbimin e territoreve me Serbinë do të aktualizohet përsëri”, ka deklaruar Kukan, i cili shtoi se nëse ndodhë një gjë e tillë, kjo mund të destabilizojë Bosnjë dhe Hercegovinën.
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...