I pari që foli para të pranishmëve ishte Fatmir Sopi, kryetar i Veteranëve në Prishtinë.
Në emër të OVL-UÇK-së, Sopi rrëfeu inkuadrimin e Shpendit në UÇK.
“Shpendit ju ngjallen shpresat, dhe ëndrra që Kosova të ketë ushtrinë e vetë po i bëhej realitet. Aktivitetet e tij i ka pasur të mëdha në UÇK. Përkundër angazhimeve të shumta në kuadër të brigadës BIA, për asnjë çast nuk është larguar nga qendra e Karadakut për të furnizuar me armatim. Shpendi me shokë ka qenë për ditë të tëra në front ku përball kishin një armik të përgatitur”.
Ish- komandanti i Zonës Operative Karadakut, Ahmet Isufi, para të pranishmëve tha se me fjalë nuk arrinë të përshkruhet lufta e Shpendit.
“Shpendi ishte furnizuesi dhe aksionisti e gueriles, ishte luftëtar dhe komandant mbi të gjithë komandantët. Shpendi nuk ka ardhë rastësisht në jetën e tij, sepse tradita e kësaj malësie dhe familjare ka bërë që Shpendi mos të jetë ndryshe përveç hero për luftën që e ka bërë. Lavdi e përjetshme Shpendit dhe të gjithë dëshmorëve. Për ta kujtu veprën e tij e kemi tashmë veprën e babait të tij Halil Canolli”.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, para të pranishmëve tha se të gjithë duhet të ruajmë të drejtën tonë dhe jo kompetencat të ja japim dikujt tjetër ose kojshisë.
Ai kërkoi nga të gjithë se edhe nëse ka qortime nga ata që e ndihmojnë vendin të jemi unikë në mbrojtje të Kosovës.
“Sot të gjithë na bashkë që jemi këtu për të kujtuar dhe për të shprehur respektin jo vetëm për Shpendin, por të gjithë. Njerëzit e Gollakut e kam kuptuar se janë njerëz të paçet. Me marrjen e detyrës si Kryeministër jam detyru më ndërru pak drejtimin e Kosovës. Mas shumë kohe, e kemi kuptuar se nuk është ka shkon si duhet Kosova. Ka qenë gabim që Kosova krejt të drejtën e vetë me qu në tavolinë të negociatave. Atëherë se di pse kemi luftu, nëse kemi dashtë negociata dhe mendim të kojshisë atëherë s’kemi pasur nevojë me drejtu pak drejtimin e Kosovës. Nga momenti që na ja kemi dhënë edhe luftës, atëherë është gabim mu kthy. Është e ndryshme kur të hynë në NATO, sepse aty edhe jep edhe merr, por më ja dhënë një tavoline dhe një kojshie që s’don më jap kurgja, është gabim. Jom detyru me drejtu drejtimin e vendit tonë, pa u thy me miq edhe aleat. Sikur mos ta ndërrojshim atë drejtim i kishim bind të tjerët se s’kem punë tjetër përveç me vetë kojshinë për drejtimin tonë, pra Serbinë. I lus të gjithë që ta kuptojë se e drejta jonë dhe drejtimi jonë buron prej nesh, e jo të na i fillon dikush tjetër. Na duhet më i marr për veti të drejtat tona, jo më ja lanë dikujt. Drejtimin e drejtimit tonë duhet më ja ndihmu njani-tjetrit, do të vazhdojnë kapak me na bërtitë po është normal, se ende s’na kanë pranu në sofër taman. Na s’duhet të ju përshtatmi sa herë të na bërtasin ka pak. Kanë me na dhanë të drejtën nëse jemi të vendosur, a nëse fillojmë me ba pazar më të drejtën tonë, atëherë ne s’kemi pas nevojë më ba luftë. Dhe këtu në brez kufitar është mirë më i dhanë këto mesazhe. Pra drejtimin tonë duhet ta ruajnë të gjithë ne, dhe duhet ta ruajmë të drejtën tonë. Duhet të kemi kujdes për të gjithë sakrificën që e kemi bë për të pasur të drejtat tona”./arbresh.info/(Foto: Ruzhdi Pacolli)
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...