Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka deklaruar se partia që ai përfaqëson është ende në pritje të përgjigjes së Vetëvendosjes ndaj ofertës së LDK-së për koalicion parazgjedhor.
Shala, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë se LDK “vazhdon ta pres” deri në minutat e fundit përgjigjen e Vetëvendosjes për formimin e një koalicioni të mundshëm.
“Ne vazhdojmë ta presim Lëvizjen Vetëvendosje, nëse pranon ofertën do të hyjmë bashkë; nëse jo, vazhdojmë vetëm”, ka thënë Shala.
Mundësia për paraqitjen e koalicioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përfundon sot në orën 00:00.
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për U...
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...