Juristi Kujtim Kërveshi ka deklaruar se është e nevojshme që prokurori, tashmë i dorëhequr, Elez Blakaj, t’i bëjë publike rrethanat që çuan deri në ndërmarrjen e këtij veprimi.
Kërveshi vlerësoi se është e nevojshme të qartësohen rrethanat për rastin e Blakajt, i cili dyshohet se dha dorëheqje pas kërcënimeve lidhur me hetimin e listave të fryra të veteranëve dhe nga rasti i hetimeve ndaj imamit, Shefqet Krasniqi.
“Faji duhet të kërkohet pikërisht në institucionet më të larta të Prokurorisë së Shtetit. Bartësit e këtij institucioni duhet t’i përgjigjen opinionin publik. Elez Blakaj ka një obligim profesional që t’i bëjë publike të gjitha ato gjëra nëpër të cilat ka kaluar. Kjo nuk është çështje personale, pasi ai është atakuar sepse ka mbajtur një detyrë publike”.
“Blakaj ka një obligim që opinionin të mos e lejë në amulli por t’i bëjë publike të gjitha rrethanat që e kanë shtyrë drejt këtij vendimi”.
Për Kërveshin dorëheqja e Blajakt nuk duhet të shihet si një rast i izoluar, mirëpo duhet të shërbejë si thirrje për ndërmarrjen e veprimeve për përmirësimin e sistemit te drejtësisë në Kosovë.
“Besoj se prokurori ka bërë një punë të spikatur dhe ishte në ngritje në karrierë. Dorëheqja e Elez Blakajt nuk është vetëm një dorëheqje e një prokurori. Është sinjal i një rreziku potencial për prokurorët që nuk kanë mbështetje”.
“Mungesa e profesionalizmit duhet ta shqetësojë gjithë sistemin e drejtësisë në vend” është shprehur Kërveshi në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës.
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...