Google ADS

Kujdes! Pëson çarje ura në rrugën Bar-Ulqin

09:47 | 17 Gusht 2018
Arbresh.info

Të gjithë ata të cilët marrin rrugë për Ulqin duhet të kenë kujdes kur të kalojnë tek ura në rrugën Bar – Ulqin, më saktë tek vendi i quajtur “Uji i mirë”.

Sipas mediave malazeze edhe pse ura ka pësuar çarje serioze aty ende vazhdojnë të kalojnë automjetet.

“Nuk është në Zimbabve. Derisa dikush të vdes “. “Turp, kjo nuk është në Afrikë.” Kështu, qytetarët komentojnë imazhin e frikshëm të urës në rrugën Bar-Ulqin, raporton arbresh.info

Në mes të urës kishte çarje të mëdha, por pavarësisht kësaj, automjetet po kalojnë çdo ditë.

Po kërkohet nga Ministria e Transportit një përgjigjeje nëse ura është e sigurt.

Dhe, nëse nuk është arsyeja pse askush nuk i ka njoftuar qytetarët, dhe kur do të ndreqni plasat./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme