Kufijtë Kosovë -Serbi, presidenti austriak deklarohet në Beograd

13:22 | 17 Tetor 2018
V. S.

Presidenti austriak Aleksander van der Bellen theksoi sot në Beograd se është i vetëdijshëm për qëndrimet e ndryshme të ekspertëve mbi idenë e korrigjimit të kufijve ose shkëmbimit territorial mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij,  qëndrimi i  Austrisë është i tillë se nëse është një zgjidhje paqësore dhe e konsensusit e arritur nga Beogradi dhe Prishtina, atëherë duhet shikohet me dashamirësi të madhe.

“Theksi është në një marrëveshje paqësore midis të dyja palëve,” tha presidenti austriak në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme