Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, nuk kursen kritikat e tij për liderët e Kosovës. Ai thotë se nga deklaratat e Hashim Thaçit dhe taksa e Ramush Haradinaj, janë dëmtuar më së shumti banorët e Luginës së Preshevës.
“Na i kemi dëgjuar deklaratat e presidentit Thaçi. E kemi mirëpritur hapjen e debatit dhe propozimin e Thaçit që Lugina e Preshevës të përfshihet në Kosovë. Por kemi thënë se duhet të plotësohen disa kushte. Kushti kryesor është që mos të paralizohet Lugina e Preshevës, pasi që nuk mundet një pjesë e Luginës me shku me Kosovën dhe një pjesë me mbetë me Serbinë dhe kjo nuk është në interes tonin. E dyta, mos të shkëmbehet territori, na s’jemi të interesuar ta dëmtojmë Kosovën. Vetëm që Kosova të jetë një republikë e fuqishme në rajon. Na jemi kundër shkëmbimit të kufijve dhe mos të dëmtojmë marrëdhëniet tona me ndërkombëtaret. Nëse ata nuk dëshirojnë me kanë ky korrigjim atëherë nuk duhet me u bashkëngjitë me Kosovën”.
Ai përmend edhe dëmin që po i shkakton edhe taksa e vendosur për produktet serbe.
“Jemi dëmtuar nga taksa dhe nga debati i cili është hapur me presidentin Thaçi. Debati ka ndikuar negativisht në investime në Preshevë pasi që nuk dëshirojnë me investua tek ne pasi që se din se ku do të jenë kufijtë. Në anën tjetër taksa na ka dëmtua tek bizneset pasi që bizneset tona janë të lidhura me tregun e Kosovës. Në këtë moment jemi të dëmtuar nga politika kosovare. Ne kemi qenë të vetëdijshëm se do të dëmtohemi nga ky debat. Se krijon pasiguri dhe këtë ja kemi shprehur edhe presidentit Thaçi. Kemi kërkuar që të instalohet Fondi Kombëtar i Solidaritetit, fond ky që do të ishte bërë nga Kosova dhe Shqipëria.”
Arifi tutje ka treguar problemet më të cilat përballen çdo ditë banorët shqiptarë të Luginës së Preshevës.
“Kemi probleme teknike në Preshevë. Kemi problem me ujë të pijshëm, kemi problem me papunësi, pasi s’ka pas investim nga Qeveria e Serbisë. Kemi probleme me infrastrukturë arsimore pasi që s’ka investua askush në Preshevë. Ndërsa te problemet politike janë ato që tash e sa vite janë të ditura. Jemi të diskriminuara nga shteti i Serbisë, pasi që s’mund të punësohemi në institucionet shtetërore e as komunale. Pastaj kemi migracionin”.
Në mënyrë që një herë e përgjithmonë të zgjidhet statusi i shqiptarëve në Luginë, Arifi thotë se minimumi nga bisedimet me Serbinë presin një marrëveshje për reciprocitet për Luginën, ndërsa maksimumi bashkimin më Kosovën./Vlora.Selimi/arbresh.info/
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...