Ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues të “Trepçës”, Xhevdet Tahiri, ka deklaruar se vetëm të dielën ka mundur të fillojë puna normale në “Trepçë” pas evitimit të avarisë në trafostacionin elektrik në “Trepçë”, që për disa ditë e kishte lënë pa rrymë qytetin e Mitrovicës.
Është kthyer të dielën puna normale në minierën e Stan Tërgut, pasi që KEDS-i ka arritur ta evitojë avarinë në trafostacionin elektrik në “Trepçë”, e cila për disa ditë la pa rrymë edhe gjithë qytetin e Mitrovicës. Të martën pas djegies së trafostacionit elektrik brenda objekteve të ndërmarrjes “Trepça” minatorët e ngujuar në minierë kishin dalë pa problem nga horizontet, por puna nuk ka mundur të zhvillohet për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Xhevdet Tahiri, ushtrues i detyrës së drejtorit menaxhues të “Trepçës”, i tha “Zërit” të dielën se vetëm të dielën ka mundur të rifillojë puna normale në “Trepçë”.
“Nga sot (e diele) ka rifilluar puna normale në minierën e Stan Tërgut. Avaria në stacionin elektrik në ‘Trepçë” ka bërë dëme të pariparueshme, megjithatë me përpjekjet maksimale të KEDS-it dhe të KOST-it gjendja është sanuar dhe tani edhe prodhimi është duke shkuar normalisht. Unë kam biseduar sot me ata të minierës dhe jam informuar se gjithçka tani është në rregull dhe se ndërrimi i parë është duke punuar, gjithashtu edhe ndërrimi i dytë e i tretë”, ka thënë Tahiri
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...