Kompanitë private të linjave të trasnsporit publik edhe sot po protestojnë si shenjë pakënaqësie për autobusët e rinj.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili përmes një postimi në Facebook ka shpalosur ankesat edhe kërkesat e operatorëve privat, të cilët protestuan edhe ditë më parë duke bllokuar rrugët e kryeqytetit.
Postimi i plotë:
Disa nga operatorët privat të linjave të transportit publik në Prishtinë edhe sot po protestojnë duke bllokuar rrugët e kryeqytetit. Ankesa kryesore është që kemi ndërhy me autobusë të ri në disa pjesë të qytetit ku ata kanë pas profit, posaqërisht në rrugën Muharrem Fejza dhe në Kalabri (te shkolla ekonomike). Poashtu transportuesi nga Makovci është ankuar që autobusi I Keqekollës po ja merr udhëtaret sepse të gjithë po kanë dëshirë të voziten në autobusët e ri.
Kërkesë e kanë që autobusët e ri të tërhiqen nga Kalabria dhe nga Lagja e Spitalit sepse ata kanë pas autobusët e tyre të vjetër në këto linja.
I ftoj kompanitë që të përgatiten në javët në vijim për këtë aktivitet e mos të protestojnë sepse autobusët e ri nuk mund të tërhiqen nga qarkullimi për fitim të kompanive private. Prishtina ka nevojë për transport prandaj le të mendohet për shërbimin ndaj qytetarëve./arbresh.info/
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...