Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se ka pasur kërkesa të mëdha nga qytetarët për mbyllje të lojërave të fatit.
Muharremaj në RTV Dukagjini, ka thënë se pas vrasjes që ka ndodhur në një pikë të lojërave të fatit në adresë të zyrës së tij ka pasur kërkesa të mëdha nga qytetarët e kësaj komune dhe diaspora për të mbyllur këto aktivitete.
“Kam ftuar organet përgjegjëse dhe kam marrë një vendim që të bastisen pikat e lojërave të fatit që veprojnë jashtëligjshëm. Kam marrë informata se në Komunën e Suharekës vetëm 18 pika kanë qenë të licencuara”.
“Pas mbylljes së lojërave të fatit në Shqipëri në Suharekë është rritur me të madhe numri i këtyre pikave. Vetëm në Vraniq dhe Mushtisht janë mbi dhjetë pika të këtyre lojërave. Shumica prej tyre vepronin në mënyrë ilegale”, tha ai.
Kryetari i Komunës së Suharekës, ka thënë se një ditë pas në Mushtisht ka pasur protesta qytetare për të mbyllur këto pika të lojërave të fatit.
“Ditën e nesërme kam filluar që në bazë të Ligjit të prokurimit kemi vendosur të shtypim librat dhe të dalim në terren. Ditën tjetër kemi filluar me një peticion dhe së bashku me subjektet politike dhe përfaqësuesit fetar. Të enjten kemi filluar, ndërsa të shtunën kemi arritur mbi 11 mijë nënshkrime. Ka pasur edhe më herët peticione por nuk kemi arritur të mbledhim këto nënshkrime”.
Muharremaj ka thënë se ai si përfaqësues i qytetarëve të Suharekës ka kryer obligimin ndaj tyre duke dorëzuar peticionin në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se për këtë peticion ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.
“Pranoni realitetin sepse çdoherë kanë thënë se prapa lojërave të fatit qëndrojnë njerëzit e AAK-së. Doli që nuk janë njerëzit e Aleancës ashtu siç na kanë akuzuar”, tha ndër të tjera Bali Muharremaj.
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...