Koncerti i cili u mbajt mbrëmë në Skënderaj në kuadër të manifestimeve për diasporën ka bërë bujë të madhe.
Ishte performanca e Fjolla Morinës ajo që bëri zhurmë të madhe, veshja e saj dhe vallzimi provokuese u konsiderua skandaloze dhe pati reagime të shumta.
Edhe kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari ka reaguar përmes një statusi në ‘Facebook’.
Ai ka thënë se i vjen mirë që mediat kanë shkruar dhe kanë zgjuar kureshtjen ndaj qytetit të Skënderajt edhe pse kjo u bë përmes Fjolla Morinës.
Statusi i tij i plotë:
Për herë të parë po ndodhë manifestimi “60 ditë – 60 aktivitete”, për diasporën, dhe disa prej ngjarjeve të organizuara deri më tani kanë qenë: sofra tradicionale (dy të tilla; në Skenderaj dhe Runik), panairi i veshjeve tradicionale, mini-kuizi, vizitë monumenteve tradicionale dhe të tjera aktivitete që do të zhvillohen ditë në vazhdim.
Ideja dhe i gjithë organizimi i aktiviteteve është i Qendrës Rinore Publike, me mbështetje të biznesve lokale, dhe i përkrahur nga unë si kryetar i Komunës.
Sa i përket paraqitjes skenike të Fjolla Morinës, mbrëmë, është përgjegjësi e këngëtarëve dhe më vjen mirë nga ju media që nëpërmjet kësaj këngëtareje (mbase ka dashur ta imitojë Rita Orën, e që këtë mund ta vlerësojë publiku), t’u zgjohet kureshtja dhe të shkruani e të raportoni për aktivitetet që po ndodhin në Skenderaj.
Shpresoj të keni interesim edhe për organizimet tjera në vazhdim.
Sa i takon mbrëmjes së sotme, në Sheshin tonë “Adem Jashari”, do të këndojë Leotrim Gashi.
Se si do të paraqitet ai para publikut, është përgjegjësi e tij.
Faleminderit të gjithëve!
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...