Google ADS

Kryetari i Preshevës e demanton Presidentin Thaçi: Lugina mos të negociohet parcialisht

07:55 | 15 Gusht 2018
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në një intervistë për “Kohën Ditore”, debatin aktual për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën e cilëson kaotik. Thotë se Lugina duhet të trajtohet në negociata, porse jo ta dëmtojë Kosovën.

Sipas tij, është mirë që kjo çështje po futet në agjendë, porse kërkon maturi në deklarimet e politikanëve, shkaku i të papriturave që mund ketë procesi i fazës finale të negociatave ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Sikurse edhe liderë të tjerë të Luginës, ai kundërshton që kjo çështje të negociohet parcialisht. E cilëson pozitën e shqiptarëve në Luginë diskriminuese, teksa Serbinë e Milosheviqit dhe të Vuçiqit i konsideron të njëjta në terren, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kërkon që Lugina ta ketë një përfaqësues të saj në negociatat e Brukselit. Jo si kusht, por si standard demokratik, dhe kërkon më shumë angazhim dhe ndihmë nga Kosova e Shqipëria.

E ruan njëfarë rezerve ndaj rezultatit të procesit në të cilin supozohet se mund të diskutohet statusi i Luginës, ndaj e cilëson veten “optimist realist”. Ndërkaq beson në seriozitetin e idesë së promotorit të bashkimit të Luginës me Kosovën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme