Google ADS

Kryetari i PDK’së del sot në një konferencë për media

12:54 | 19 Qershor 2019
V. S.

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli pak ditë pas marrjes së mandatit të dytë si i pari i partisë, ka ftuar konferencë për media.

Përmes një njoftimi, nga PDK kanë bërë të ditur se konferenca do të mbahet në Selinë Qendrore të partisë në ora 15:00.

Megjithatë, nuk është bërë e ditur se pse Veseli po i mbledh mediat.

Ndryshe, të dielën, në Konventën e PDK’së, Kadri Veseli u zgjedh edhe për një mandat kryetar i partisë, pa pasur asnjë kundër kandidat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme