Google ADS

Kryetari i Listës Srpska: Ideja për ta bashkuar Mitrovicën është për t’i provokuar serbët

18:09 | 30 Janar 2019
Arbresh.info

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka folur sot rreth përpjekjeve të kryetarit të Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri për të bashkuar Mitrovicën.
Rakiq i ka quajtur këto përpjekje për bashkim si provokime, duke shtuar se qytetarët serb nuk do të dorëzohen përballë tyre.

“Serbët nuk do të dorëzohen përballë këtyre provokimeve që synojnë stabilitetin në rajon”, ka thënë Rakiq, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë poashtu se qytetarët serb kanë dhënë një mesazh të qartë se askush nuk duhet të rrezikojë serbët në Kosovë.

Rakiq ka thënë gjithashtu se bashkësia ndërkombëtare, madje edhe vetë Bahtiri e di shumë mirë se një iniciativë e tillë është ligjërisht e pamundur dhe se serbët nuk do të pajtohen me këtë.

“Nëse planifikojnë që këtë ta zbatojnë këtë përmes forcës, atëherë ata duhet të jenë të vetëdijshëm për pasojat që veprimet e tilla mund të prodhojnë në terren dhe në këtë mënyrë të rrezikojnë paqen. Serbët në Kosovë nuk janë të vetmuar dhe nuk janë pjesë e vogël që era mund ta kapërcejë”, ka shtuar Rakiq.

Duhet përkujtuar që peticioni për bashkimin e Mitrovicës jugore me atë të veriut i ndërmarrë nga Bahtiri është nënshkruar nga më shumë se 16 mijë qytetarë për një javë në Mitrovicë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme