Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka uruar 28 nëntorin, Ditën e Flamurit për të gjithë shqiptarët.
Murati ka kujtuar se 28 nëntori ka prodhuar projektin e shtetit kombëtar të shqiptarëve, i cili duke qenë i papërfunduar në vitin 1912, ka mbajtur gjallë dhe frymëzuar shqiptarët që kanë mbetur padrejtësisht jashtë kufijve të shtetit.
Më poshtë urimi i tij i plotë:
28 Nëntori simbolizon përpjekjet e popullit tonë për liri, barazi, emancipim, zhvillim e pavarësi. 28 Nëntori ka prodhuar projektin e shtetit kombëtar të shqiptarëve, projekt i cili duke qenë i papërfunduar në vitin 1912, ka mbajtur gjallë dhe frymëzuar shqiptarët që kanë mbetur padrejtësisht jashtë kufijve të këtij shteti.
Ky frymëzim, na ka bërë përjetësisht të dashuruar në lirinë dhe si rrjedhim nuk e kemi ndal asnjëherë përpjekjen për ta realizuar atë.
Sot si rezultat i kësaj përpjekjeje, përveç shtetit shqiptar kemi edhe Kosovën shtet të pavarur dhe shqiptarët i kemi më mirë se kurdoherë në rajonin tonë. Por rrugëtimi nuk ndalet këtu, të gjitha rrethanat po krijohen që projekti i bashkimit kombëtar ta hedh hapin tjetër cilësor në vitet në vijim.
Dhe ashtu siç ishte në vitin 1912 projekti i pavarësisë shqiptare, një projekt emancipues, i tillë është edhe sot projekti i bashkimit, sepse është në funksion jo të urrejtjes ndaj të tjerëve, por të barazimit të plotë të kombit tonë me të tjerët. Urime 28 Nëntori e dalshim faqebardhë në projektin e fuqizimit të kombit e atdheut tonë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...