Google ADS

Kryetari i LDK-së Mustafa diskuton me deputetët e partisë për dialogun dhe Ushtrinë

12:37 | 24 Shtator 2018
Arbresh.info

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka mbledhur në takim deputetët e grupit parlamentar të kësaj partie, raporton Arbresh.info

Në këtë takim, temë kryesore pritet të jetë procesi i dialogut Kosovë-Serbi.

LDK-ja kundërshton që presidenti Hashim Thaçi të negociojë me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq për territorin e Kosovës.

Mbledhja po mbahet me dyer të mbyllura, ndërkaq temë diskutimi mes deputetëve dhe kreut të LDK-së, do të jetë edhe transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

LDK-ja do të ketë edhe një tjetër takim me kryesinë e kësaj partie në ora 14:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme