Kryetari i Kuvendit ka ngushëlluar familjet e viktimave të sulmit në Pittsburgh

17:40 | 28 Tetor 2018
V. S.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjet e viktimave të sulmit me armë zjarri, që ndodhi të shtunën në qytetin Pittsburgh të SHBA, me ç’rast mbetën të vrarë 11 persona.

Veseli ka shkruar në Twitter se miqtë nga SHBA do ta tejkalojnë këtë tragjedi.

“I pikëlluar me lajmin për vdekjet në sulmin në Pittsburgh. Ngushëllime familjeve të viktimave. Nuk kemi dyshim se miqtë tanë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta tejkalojnë këtë tragjedi. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju”, ka shkruar Veseli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme