Google ADS

Kryetari i Kamenicës me vetëm 35 euro në bankë

19:49 | 6 Qershor 2019
Arbresh.info

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2019 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Kastrati, nuk posedon ndonjë pasuri të paluajtshme në emër të tij, shtëpia trualli dhe lokalet janë në pronësi të prindërve të tij.

Në deklarimin e bërë ai ka njoftuar se posedon një veturë, vlera e së cilës është 11 mijë e 700 euro dhe se atë e blerë me kredi.

I pari i qytetit të Kamenicës ka vetëm 35 euro e 84 centë para të gatshme në institucionet financiare. Kurse prindërit e tij kanë rreth 500 euro para të gatshme në bankë.

Kryetari Kastrati ka edhe detyrime financiare ndaj personave juridik dhe fizik. Qëllimi i detyrimit është kredi për blerje të veturës, pajisje për shtëpi.

Nga paga e tij vjetore si kryetar i Kamenicës, Kastrati fiton 13,944.00 euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme