Nënkryetari i LDK’së ka komentuar rastin e fundit të arrestimit të zëvendësministrit Musa Cena për ryshfet.
Thotë se Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj nuk është imune ndaj krimit dhe korrupsionit.
Për këtë ai ka përmendur një varg arsyesh.
“Politika duhet me qenë gardian i bizneseve”, tha Haziri në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.
“Ka edhe aktakuza tjera, ka aktakuza për krim të organizum, korrupsion, shantazh’, shtoi ai.
Kryetari i Gjilanit përmendi edhe Qeverinë e kaluar e udhëhequr nga shefi i tij partiak, Isa Mustafa.
Sipas tij, kjo ishte Qeveria e vetme që nuk ishte përfshirë në skandale të tilla.
Zëvendësministri i Zhvillimit Rural, Musa Cena, është arrestuar pasi dyshohet se ka marrë ryshfet dhe ka keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar./T7/
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...