Në Kosovë paga minimale që nga viti 2011 është 130 euro për të punësuarit nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjet.
E, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini në një intervistë për arbresh.info thotë se paga minimale në Kosovë vazhdon të jetë më e ulëta në rajon. Sipas tij paga minimale në Kosovë duhet të jetë 300 euro, ose edhe më e lartë.
“Duke llogarit edhe shportën e qytetarëve, kanë evolua edhe çmimet. Në krahasim me periudhën në të cilën kemi biseduar edhe në të kaluarën edhe me ministrinë edhe me Kryeministrin, por kjo bisedë ka qenë gjithmonë, permanente e vazhdueshme, por duke u marrë për bazë nga mbledhja e fundit e 28 dhjetor të viti 2017 ku është marrë një vendim në Këshillin Ekonomik-Social ku bënë pjesë edhe BSPK-ja aty, ne aty kemi rënë dakord që paga minimale me qenë në 250 euro. Por, sot jemi në vitin 2019 dhe ka eskalu situata tani shporta e qytetarëve të Kosovës është më e ngarkuar në krahasim me atë pagën minimale, por tani paga minimale duhet të jetë 300 euro sipas neve, por ndodh që edhe më e madhe duhet të jetë”.
Gjithashtu thotë se edhe po të bëhej 500 euro nuk do të ishte e mjaftueshme.
“Megjithatë paga minimale shiqohet çdo vit, mirren shënimet, hulumtimet duke u bazuar në institucione tona përkatëse, dhe duke marrë shportën e qytetarëve të Kosovës, por edhe të një familje duke pas parasysh veshmbathjet, ushqimin, por edhe 500 të bëhet paga minimale nuk është e mjaftueshme, por me kërkesën tonë themi që të jetë 300 euro ndoshta edhe më tepër”, tha ai.
Ajdini vlerëson se paga minimale në Kosovë, sipas Ligjit të Punës do të duhej të përcaktohej çdo vit.
Ai thotë se punëtorët në sektorin privat po përdoren si skllav, pasi që punojnë deri në 12 orë dhe paguhen vetëm për 8 orë punë.
“Ne gjithmonë e kemi ngrit zërin që nivelizimi i pagave duhet të jetë patjetër sepse punëtoret në sektorin privat po përdoren si skllav atëherë them për arsye se edhe me fakte të cilët jemi dëshmitarë. Shumica e punëtoreve në sektorin privat punojnë edhe nga 12 orë, por për fat të keq ato 12 orë nuk paguhen ata paguhen vetëm për tetë orë. Unë kam pyetur edhe disa kompani të tjera që nuk kanë pasur pagë nën 300 euro. Por, dakord nëse punëtori do të punonte 8 orë, por punëtori po punon 12 orë dhe po i merr 300 euro. Bëhet një abuzim i pa kontrolluar sepse lëshohen kontratat për 8 orë kurse punëtori obligohet nga punëdhënësi që të punojë 12 orë”.
Rastet me të shpeshta thotë se janë në pompat e benzinit dhe në depot me materiale ndërtimore.
“Kemi raste nëpër pompat e benzinës nëpër depot me materialet ndërtimore dhe gjatë ndërtimit në sezonin veror kur punëtoret punojnë terë ditën dhe punëtori përballet me pasoja fatale, të cilët bijën nga lartësia për arsye të lodhjes. Sepse, në ndërtimtari me punu 12 orë është jashtëzakonisht ngarkesë e madhe dhe lodhje e madhe, jeta e punëtorit nuk mund të kompensohet me asgjë”, ka thënë Ajdini./A.Zeka/arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...