Google ADS

Kryetari Bahtiri përshëndeti diplomimin e gjeneratës së parë të studentëve të Shkollës Amerikane

16:53 | 7 Qershor 2019
Arbresh.info

Në Shkollën Amerikane (Kosovo Lidership Academy), në Mitrovicë, sot është mbajtur ceremonia e dorëzimit të diplomave, me rastin e diplomimit të gjeneratës së parë të studentëve.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm kryetari i komunës, Agim Bahtiri, drejtori i Arsimit, Iset Beka, drejtoresha e shkollës Amerikane, Nadine Hennesey, studentë, profesorë dhe familjarë të shumtë.
Në fjalën e tij, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, para të pranishmëve tha se ky kolegj ka sjell një praktikë të re të mësimdhënies dhe mësimnxënies.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam në mesin e juaj. Me siguri që kolegët nga kolegjet e tjera ua kanë lakmi juve, për arsyen se ju keni pasur mundësi që të kryeni punë praktike të ndryshme në vendet e huaja. Në këtë kolegj është një mënyrë tjetër e të mësuarit, një mënyrë perëndimore. Unë ju uroj që të vazhdoni të keni shumë suksese në të ardhmen”, tha kryetari Bahtiri.

Rreth punës, sukseseve, të arriturave dhe sfidat që e kanë përcjellë këtë shkollë ka folur edhe drejtoresha e Shkollës Amerikane, Nadine Hennesey, e cila ka falënderuar stafin akademik e administrative dhe të gjithë të pranishmit për punën dhe angazhimin e treguar në fusha të ndryshme në të mirën e shkollës.

Në fund të ceremonisë, Era Mziu, u shpërblye me një bursë prej 1000 euro për suksesin e treguar si studente e dalluar në këtë shkollë./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme