Qindra qytetarë të rajonit të Drenicës kanë bllokuar rrugët që nga orët e mëngjesit për t’ia pamundësuar ardhjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në fshatin Banjë të Skenderajt, i banuar nga komuniteti serb.
Presidenti serb e kishte në agjendë të vizitonte këtë fshat që gjendet në rajonin e Drenicës.
Por, qytetarë të shumtë të Skenderajt kanë filluar mobilizimin që nga mbrëmë për të pamundësuar këtë vizitë të presidentit serb.
Ata kanë bllokuar rrugën që çon në Banjë me dru e goma automjetesh, të cilave edhe ua kanë vënë flakën.
Po ashtu, me traktorë, kamionë e vetura janë bllokuar edhe rrugë të tjera që çojnë drejt Banjës.
Me protestuesit ndërkohë është solidarizuar edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.
Në një prononcim për media, Jashari ka thënë tha se Vuçiq nuk mund të vijë në Drenicë pa kërkuar falje për viktimat dhe masakrat e kryera nga forcat serbe në vitet 1998/99.
Protestës, ndërkohë, i është bashkëngjitur edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, ministri Bedri Hamza, e të tjerë.
Me gjithë këto bllokada rrugësh e protesta, Vuçiq ka bërë përpjekje të niset për të realizuar vizitën, por është ndaluar nga Policia e Kosovës.
Pas pamundësisë që të shkojë në këtë fshat, ai u është drejtuar përmes telefonit banorëve lokalë.
Këto janë disa fotografi nga protesta e sotme./kallxo.com/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës